Aktualitet

Numërimi drejt fundit – Këto janë rezultatet e 90.37 përqind të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatetet nga numërimi i 90.37 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës. Rezultatet e proceduara janë nga 169 kuti prej 187 sa janë gjithsej.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.70 përqind e votave apo 28 mijë e 593 vota.

Pas VV’së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.15 përqind e votave apo 16 mijë e 673 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.52 përqind apo 5 mijë e 266 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.09 përqind e votave apo 1 mijë e 707 vota.



#Numërimi #drejt #fundit #Këto #janë #rezultatet #përqind #të #votave #postë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button