Aktualitet

Ndrysho hartën territoriale –

Shoqata “Ilinden”, e cila përfaqëson komunitetin maqedonas në Shqipëri ka bërë kërkesë pranë Qeverisë që të krijohen dy bashki të reja në vend, përkatësisht ajo e Gollobordës dhe Gorës. Sipas tyre, minoriteti etnik maqeodonas është ndarë padrejtësisht në reformën territoriale te 2004, duke lënë pa zhvillim zonat ku jeton ky komunitet ne veri te vendit  Sipas tyre, Qeveria duhet të ndryshojë Ligjin për vetëqeverisjen vendore, për të krijuar bashkinë e Gorës në qarkun e Kukës dhe të Gollobordës në Dibër.

Shoqata “Ilinden” shkruan në rrjetet sociale:“Dhjetë vjet pas ndarjes territoriale, rajonet Golo Brdo dhe Gora ku jeton pakica kombëtare maqedonase kanë mbetur të pazhvilluara. Në vitin 2014, komunat Trebishte, Ostren dhe Steblevë u shfuqizuan për t’iu bashkuar bashkive Bulqizë dhe Librazhd, ndërsa komunat Shishtavec dhe Zapot në rajonin e Gorës iu aneksuan Bashkisë së Kuksit. Pakica kombëtare maqedonase në rajonet Golo Brdo dhe Gora beson se krijimi i bashkive te reja është një hap para në respekt të pakicave në Republikën e Shqipërisë”.

Krijimi i bashkisë së Gorës për banorët e Shishtavecit është ide e mirë pasi do të mundësojë zgjidhjen më efikase të problemeve të tyre.

#Ndrysho #hartën #territoriale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button