I dënuar në Itali për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet Daniel Korali në Tiranë –

Një 45-vjeçar, shtetasi Daniel Korali, ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi ishte i dënuar me 4 vite e 3 muaj burg në Itali për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.
Ky operacion policor, i koduar “Operacionalja 32”, është finalizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit-Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 32”.
I dënuar në Itali, për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, lokalizohet në Tiranë dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 32”.
Gjatë operacionit, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Daniel Korali, në Itali.
#dënuar #në #Itali #për #kanosje #zhvatje #dhe #armëmbajtje #leje #arrestohet #Daniel #Korali #në #Tiranë
Java News