Aktualitet
Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga dy pasagjerë të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:34, në Prishtinë.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjendet në arrati.
“ ‘Vrasje në tentativë dhe Armë mbajtje pa leje’. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy persona (pasagjerë) meshkuj të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raport.
#Një #person #plagoset #armë #zjarri #nga #pasagjerë #në #Prishtinë #të #dyshuarit #arratisen
gazetablic.com