Aktualitet

Prishtina dhe Tirana me ekspozitë të veçantë, pritet nënshkrim i marrëveshjes mes dy instituteve

Sot do të hapet ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Gjatë ekspozitës do të prezantohen fakte të panjohura më parë mbi persekutimin komunist të hartuesve të alfabetit shqip dhe familjeve të tyre.

Aty do shfaqen fotografi dhe dokumente të pazbuluara më parë mbi këtë tematikë.

Me këtë rast, do të bëhet edhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Albanologjik-Prishtinë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë.

Ekspozitë do të mbahet, nga ora 11:30, në hollin e Institutit Albanologjik, Prishtinë.

Kjo ekspozitë është prezantuar më parë në disa vende brenda Shqipërisë, si dhe në Manastir me rastin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit.

Po ashtu, më 28-30 janar, 2025, është shfaqur në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.



#Prishtina #dhe #Tirana #ekspozitë #të #veçantë #pritet #nënshkrim #marrëveshjes #mes #instituteve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button