Aktualitet

“Faleminderit mërgatë”, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur, 7 deputetë më shumë – kokën lart

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar mërgatën, derisa numërimi po shkon drejt fundit të votave të diasporës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk kanë arritur rezultatin e menduar por që janë rritur dhe kanë 7 deputetë më shumë, andaj do ta kenë kokën lart.

“Punë e shpresë dhamë. Po bëhemi, sërish, adresë e 180 mijë qytetarëve tanë. Ecëm drejtë, ecëm mbarë. Mangu asgjë. Do të sillemi me plot dinjitet në gjithë rrugëtimin tonë përpara. LDK, si partia me rritjen më të madhe në këto zgjedhje, ka kthyer tashmë votuesin e vet. Koha të shkojmë përtej kësaj. Do të shkojmë! Dritë do të ketë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do të nisë me Turneun e Falënderimit, me të gjithë ata që e votuan.

Postimi i tij i plotë:

Ju faleminderit mërgatë!

Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona.

Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar.

Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë!

Por, po, jemi rritur!

Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë!

Për plot 7 deputetë më shumë!

Prandaj kokën lartë.

Rënia, ajo katastrofalja, është e shpejtë! Shpeshherë dhe fatale. Ringritja, ajo e vështira, është e ngadaltë. Kërkon punë dhe punë shumë!

Punë e shpresë dhamë. Po bëhemi, sërish, adresë e 180 mijë qytetarëve tanë. Ecëm drejtë, ecëm mbarë. Mangu asgjë. Do të sillemi me plot dinjitet në gjithë rrugëtimin tonë përpara. LDK, si partia me rritjen më të madhe në këto zgjedhje, ka kthyer tashmë votuesin e vet. Koha të shkojmë përtej kësaj. Do të shkojmë!

Dritë do të ketë!

Faleminderit gjithë atyre që na besuat. Në veçanti, faleminderit mërgatës sonë që na dhatë kaq mbështetje. Asgjë befasuese.

Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi TURNEUN E FALËNDERIMIT. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje. Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë!



#Faleminderit #mërgatë #Abdixhiku #Nuk #arritëm #rezultatin #menduar #por #jemi #rritur #deputetë #më #shumë #kokën #lart
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button