Aktualitet

Kush po i bën presion gjykatave?! –

Nga Ylli Manjani
E besoj 100% se ky lajm në këtë portal është i vërtetë.

Kam parë me sytë e mi një autorizim përgjimi ambjental për një gjykatës të përmendur në këtë shkrim.

Ndaj marr të mirqenë se urdhëra të tillë janë lëshuar edhe për mua ashtu si dhe për gjykatës të sistemit.

Në fakt kjo puna jonë kërkon pak durim dhe nerva të forta, sepse me pisllëqe të tilla ballafaqohemi shpesh.
Padyshim që kush mendon normal këto gjëra duhet ti rrefuzojë me përçmim. Shihni sa e vështirë është të jesh profesionist në këtë vend.

Megjithatë, personalisht ndjehem mirë që këto gjëra kanë ndodhur.

Ndjehem mirë sepse kjo është prova fatale e dyshimit të arsyeshëm që kishim se kush i bën presion gjykatave në këtë vend.

Nuk janë as avokatët e as të interesuarit, por është SPAK që edhe për shkak të ligjeve të poshtra që janë në fuqi, përdor metoda të tilla intimiduese ndaj gjykatave.

Më vjen keq që Gjykata Kushtetuese rrefuzoi të gjykojë ligjet që intimidojnë gjykatën dhe, nuk ndjehem mirë as për cinizëm që ka praktika përgjimi intimiduese edhe për ta.

Më vjen gjithashtu keq që Gjykata Kushtetuese nuk e hapi gjykimin me palë prezente në një sallë gjyqi, por e mbylli në dhomë këshillimi, duke shtuar kështu dyshimet për presion dhe intimidim.

Qartësisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese për SKY ECC është marrë në kushte presioni dhe intimidimi. Kjo është prova se kush i ka bërë presion gjykatës.

Lexojeni atë vendim dhe do shihni gropa llogjike në mendim e arsyetim.

Së fundi, kush ka kuriozitet për jetën time private është i mirëpritur edhe pa urdhër përgjimi

#Kush #bën #presion #gjykatave
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button