Aktualitet

Aksidenti ku humbën jetën nënë e bir! Rëndohet gjendja e tre të plagosurve –

Është rënduar gjendja e tre, prej pesë personave të plagosur nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin “Elbasan-Peqin”.

Tre të plagosurit në aksidentin e Pauleshit janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.

Kujtojmë se në aksident mbetën të plagosur 5 persona, ndërkohë me dëmtime të lehta u paraqiten edhe 9 të tjerë.

Një mjet tip “Benz” u përplas me një furgon pasagjeresh për shkak të lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë së mjeteve.

Nga ky aksident i rëndë humbën jetën nënë e bir, që ndodheshin në mjetin tip “Benz”.

#Aksidenti #humbën #jetën #nënë #bir #Rëndohet #gjendja #tre #të #plagosurve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button