Armë zjarri e narkotikë, Policia tregon se çka u gjet në banesën e vëllait të Unikkatilit

Kanë dalë në dritë detaje të tjera për rastin e vdekjes së vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj, mbrëmjen e së dielës.
Në vendin e ngjarjes Policia thotë se ka gjetur një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.
Kësisoj, Policia është duke e hetuar rastin edhe për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.
“Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Për vdekjen e tij, Paparaci njoftoi të dielën, derisa menjëherë kishin reaguar edhe të afërmit e tij.
#Armë #zjarri #narkotikë #Policia #tregon #çka #gjet #në #banesën #vëllait #të #Unikkatilit
gazetablic.com