Inteligjenca artificiale po na bën dembelë/ Ekspertët: Po na përmirëson jetën, por po na dëmton

Inteligjenca artificiale është pjesë e shoqërisë. Teksa diskutimet mbi shqetësimin se ajo do të zëvendësonte punët që deri më tani bëheshin nga dora e njeriut kanë qenë gjithnjë të pranishme, kjo teknologji po përdoret si mjet pune në sektorë të ndryshëm. Megjithatë përdorimi i tepërt i saj nuk këshillohet”
Studime të ndryshme tregojnë se sa më shumë që njerëzit të mbështeten në programet e inteligjencës artificiale aq më pak mendim kritik dhe krijimtari kanë. Ekspertët thonë se teprimi me inteligjencën artificiale sjell dembelizëm tek të rinjtë.
“zhvillimi i inteligjencës artificiale, po dominon në mënyrë indirekte inteligjencën tonë natyrale. Po i gjejmë përgjigjet dhe zgjidhjet gati për çdo gjë. Që do të thotë se po sfumon koficientin e inteligjencës tonë natyrale. Kjo ndodh që po na bën dembelë. Nuk po e vrasim trurin fare. Një tematikë dhe ese e gjen të gatshme aty. Nuk e vrasim mendjen si ta gjejmë vetë”
Inteligjenca artificiale po dominon me lehtësirat që ka sjellë. Si disavantazh i saj vijon të jetë keqpërdorimi.
“Doli aplikacioni i google translate, të gjithë përkthenin qindra faqe dhe dilte me gabime. Sot google është përditësuar dhe të jep një përkthim të saktë. Kanë dalë edhe aplikacione që përkthejnë voice pa pasur nevojë të mësosh një gjuhë.
“Sidomos që në këto kohë jo çdo kush zotëronin informacion, gjuhë të huaja apo ritmi i jetës është mjaft i lartë AI është dera e parë ku trokasin, por na vë në stand by aktivitetin dhe dëshirën për të hulumtuar. Lehtësirat që krijojnë këto plaftorma bëjnë dembel dhe më punëtorin ndër nesh”
Inteligjenca artificiale na jep ato që duam gati dhe më shpejt. Por sipas sociologëve, ka diçka që vështirë se do ta ketë ndonjëherë njëjtë si njeriu.
Emocioni njerëzor. Nëse ka diçka që nuk kemi mundësi t’ja veshim inteligjencës artificiale është emocioni njerëzor. Gjithmonë krijimtaria njerëzore është ajo që përbën thelbin tonë.
Inteligjenca artificiale është e ardhmja e zhvillimeve teknologjike. Shqipëria njësoj si vendet e zhvilluara ka nisur ta përshijë atë në shumë sektorë për të lehtësuar sa më shumë punën dhe shërbimet. Ritmi dhe zhvillimi i saj nuk dihet deri ku do të arrijë. Por në këtë realitet të ri të botës, sipas ekspertëve aktualisht AI i mungojnë, dy elementë, origjinaliteti dhe krijimtaria.
“Të hulumtojmë, të kërkojnë, të zhvillohen vetë, por edhe të vrasin një cikë mendjen. Ta përdorin AI për sa më shumë produktivitet. Nëse do gjejmë një të mesme të artë, mendoj se do të ishte më mirë. Është e ardhmja jonë, nuk mund ti shpëtojmë. Kjo është një botë e ndërvarur. Sado që mund të vijë ky uragan i madh i zhvillimit teknologjik, është vullneti ynë që na çon drejt tyre. Shpresoj që njeriu do të zgjedhë atë që është më e mira për ta”
#Inteligjenca #artificiale #bën #dembelë #Ekspertët #përmirëson #jetën #por #dëmton
Java News