Aktualitet

22.718 pensionistë e kanë marrë brenda ditës së parë –

Ka nisur të hënën shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët, ku përfitues janë 730,430 pensionistë brenda e jashtë vendit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kanë qenë 22.718 pensionistë në të gjithë Shqipërinë që kanë tërhequr bonusin e pranverës, i cili mund të tërhiqet në pikat e Postës Shqiptare në të gjithë vendin dhe bankat e nivelit të dytë.

Sipas ministrit, bonusi ndahet në dy kategori: 10.000 lekë për pensionet bazë deri në 20.000 lekë; 5.000 lekë për pensionet mbi 20.000 lekë. Ministri Gonxhja informon se bonusi mund të tërhiqet deri më 30 shtator 2025.

#pensionistë #kanë #marrë #brenda #ditës #së #parë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button