Loja e pisët e Bayern Munchen! Infiltron një gazetar për të sajuar një lajm, kështu donin të përçanin Leverkusen para ndeshjes në Champions League

Florian Wirtz është lojtari që e dëshiron gjysma e Evropës. Për shërbimet e tij janë të interesuar klubet më të mëdha evropiane dhe Bayern Leverusen shpreson të arkëtojë 130 milionë euro duke e shitur atë. Një nga skuadrat e interesuara është edhe Bayern Munich, i cili bëri përpjekje për të shkaktuar trazira në kampin rival pak para ndeshjes në Champions League.
Gazetari Floran Plettenberg njoftoi në një transmetim televiz se Wirtz zgjodhi Bayern Munchen si klubin e tij të ri. “Ne kemi informacione se Florian Wirtz dëshiron të transferohet në Bayern Munchen” tha Plettenberg.
Shumë besojnë se Bayern Munchen në fakt vendosi të përdorë këtë gazetar për të nxitur trazira mes kundërshtarëve të tyre. Megjithatë, nuk duket se ia kanë dalë pasi te Leverkusen e kanë kuptuar shpejt lojën e pisët duke parë se informacioni doli tre ditë para ndeshjes në Champions League. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/
#Loja #pisët #Bayern #Munchen #Infiltron #një #gazetar #për #të #sajuar #një #lajm #kështu #donin #të #përçanin #Leverkusen #para #ndeshjes #në #Champions #League
SportExpress