Sulmuesi i kombëtares aktivizohet në kampionat/ Ylli kuqezi hyn në 62’ në sfidën Portland-Austin –

Dita e shumëpritur erdhi. Myrto Uzuni më në fund e bëri debutimin në Ligën Profesioniste Amerikane, ndonëse nuk bëri bujë.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare hyri në fushë në minutën e 62-të, në ndeshjen Portlend-Ostin, të cilën miqtë e fituan 1-0 me një gol të shënuar në fund.
Ish-lojtari i Granadës nuk pati ndonjë rast për të treguar veten, pasi ashtu shkoi ndeshja, ndonëse u përpoq shumë në zonën e rreptësisë dhe pranë saj.
Debutimi i Uzunit u përshëndet nga klubi, dhe shpresohet që ai të shënojë aq shumë gola në SHBA, sa edhe arriti në Spanjë.
Ndërkaq, Mirlind Daku e rinisi kampionatin në Rusi si protagonist.
Sulmuesi tjetër i kombëtares shërbeu asist për golin e shënuar nga futbollisti shqiptar nga Kosova, Dardan Shabanhaxhaj, i cili luan për Austrinë.
Kjo ndodhi në minutën e 10-të të ndeshjes Ahmat Grozni-Rubin, dhe për Dakun ishte asisti i gjashtë në Premier Ligën ruse, përveçse ka shënuar 9 gola.
Në fund, ekipi I tyre Rubin, e humbi ndeshjen me shifrat 1-2.
Duke kaluar në Turqi, Ernest Muçi u bë një nga heronjtë e Beshiktashit edhe pse hyri nga stoli.
Lojtari ofensiv kuqezi u aktivizua në 68’, ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Kaizerisporit fitoi penallti.
Vendim I saktë I arbitrit, ndërsa për Muçin ishte asisti i dytë në 19 javë kampionat, ku ka shënuar edhe 4 gola.
Në total, këtë sezon, 23-vjeçari ka 6 gola e 3 asistë.
Në Serinë A, kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti ishte titullar dhe luajti pa probleme për Atalantën.
Skuadra bergamaske vetëm barazoi 0-0 në fushën e vet ndaj Venecias, duke hedhur një hap fals në luftën për titull.
Mbrojtësi i qendrës nuk pati rast për t’u dalluar, por mori një vlerësim të mirë nga mediat sportive italiane dhe europiane.
#Sulmuesi #kombëtares #aktivizohet #në #kampionat #Ylli #kuqezi #hyn #në #në #sfidën #PortlandAustin
Java News