Si do të shpërndahet bonusi për pensionistët? – JavaNews.al

Rreth 511 mijë pensionistë do të marrin bonus 10 mijë lekë, pasi pensioni i tyre mujor arrin deri në 20 mijë lekë në muaj, ndërsa pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin bonus 5 mijë lekë. Sipas njoftimeve zyrtare, ky bonus do mund të tërhiqet deri më 30 shtator të këtij viti.
Bonusi është një pagesë jo e përhershme, që qeveria e jep për pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve dhe nevojat bazë të konsumit. Por sa marrin sot pensionistët shqiptarë?
Pensioni mesatar përllogaritet në 15.600 lekë. Por një pjesë e pensionistëve marrin shumë më pak se kaq. Bëhet fjalë për të moshuarit e zonave rurale. Sipas të dhënave, pensioni në fshat është vetëm 10,888 lekë dhe ai në qytet 18,615 lekë.
Për të kuptuar realisht sesa pak pension marrin të moshuarit në Shqipëri, le të bëjmë krahasimin me pagat.
Pensioni mesatar në vend përllogaritet në 15,600 lekë. Ky nivel është sa 39% i pagës minimale dhe 20% i pagës mesatare./ A2
#të #shpërndahet #bonusi #për #pensionistët #JavaNews.al
JavaNews