VIDEO/ Mundi Partizanin dhe shkatërrohet nga Skënderbeu, gabimi i Bylisit sjell kaosin e madh në fundin e tabelës

Skënderbeu ka marrë një prej fitoreve më të rëndësishme në kohët e fundit në Superiore. Korçarët kanë mundur Bylisin në shifrat 0-3, një fitore e pastër që sjell tre pikët dhe hap llogaritë në vëndet e fundit, në luftën për mbijetesën.
Egjiptiani Nasr realizoi dy golat e parë për Skënderbeun, teksa në minutën e 23 dhe të 32, do t’i jepte qetësinë miqëve me realizimet e tij. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Luquinhas që vulosi gjithçka, teksa me golin e tij në minutën e 80 e dërgoi rezultatin në 0-3. Bylisi vinte në këtë takim pas fitores 2-3 me Partizanin, por nuk arriti dot të dalë me pikë. Ajo që e bën më të bukur këtë fitore të Skënderbeut është fakti se tani janë të gjithë në valle për mbijetesë në renditjen e Superiores. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Mundi #Partizanin #dhe #shkatërrohet #nga #Skënderbeu #gabimi #Bylisit #sjell #kaosin #madh #në #fundin #tabelës
SportExpress