Aktualitet

Të mënjanojmë ndarjen e perëndimit –

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se ishte shumë e rëndësishme të shmangej ndarja e Perëndimit.

Deklaratën e sipërcituar ajo e bëri pas mbërritjes në Downing Street dhe pas takimit me  homologun e saj britanik, Keir Starmer, përpara një samiti që ribashkon aleatët e Kievit në Londër.

”Mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme të shmanget rreziku i ndarjes së Perëndimit”, deklaroi Giorgia Meloni, pas sherrit të së premtes mes presidentëve amerikanë Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.
jo shtoi se “Italia dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm” në “ndërtimin e urave”, sipas imazheve të filmuara nga shtypi në takimin e saj me Starmer

#Të #mënjanojmë #ndarjen #perëndimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button