Aktualitet

Bufi e shpalli të arratisur, por… –

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për të cilin ai u shpreh se “Bufi i Kënetës e shpalli si në kërkim nga drejtësia”, duke iu referuar deklaratave të para pak ditëve nga kreu i PD, Sali Berisha.

Rama u shpreh në videon e publikuar se sapo është kthyer nga Berlini, ka gjetur një tjetër të kthyer nga arratia, duke kthyer kamerën nga Agaçi.

“Përshëndetje, ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen”, u shpreh ky i fundit, ndërsa Rama shtoi se jo të gjithë kanë shprehur mbështetje, duke iu referuar sërish opozitës.

“y është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.”, shkroi Rama në Facebook krah videos.

#Bufi #shpalli #të #arratisur #por
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button