Jeni bërë heronjtë e shqiptarëve! –

Kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiç, ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvendin e Serbisë, duke nxitur më tej tensionet kombëtare me palën shqiptare pas kaosit të krijuar në Parlament.
Ajo ka shpalosur flamurin serb, ndërsa iu drejtua deputetëve të opozitës që hodhën bomba tymuese brenda sallës duke u thënë se ata “janë bërë heronjtë e mediave në Kosovë dhe të Albin Kurtit”.
“Ju jeni bërë heronjtë e mediave në Kosovë. Ju jeni heronjtë e Albin Kurtit. Albin Kurti shprehet i kënaqur. Kjo është vetëm një pjesë e asaj se si festojnë mediat”, tha ajo.
“Nuk do t’jua japim kurrë Serbinë! Mund të provoni në zgjedhje, por pas asaj që keni treguar, as familja juaj e ngushtë nuk do t’ju votojë,” deklaroi Bërnabiç.
Ajo përfundoi duke deklaruar se taktikat “terroriste” të Kurtit nuk do të kalojnë në Kuvendin serb dhe se do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e studentëve, pavarësisht nga bllokadat dhe protestat.
#Jeni #bërë #heronjtë #shqiptarëve
Java News