Aktualitet
Bayern Munich shokohet nga Lazio, PSG pa problem ndaj Real Sociedad

Kanë përfunduar dy sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Lazios ka befasuar Bayern Munich, duke triumfuar me rezultat 1 me 0, shkruan Sport.
Ciro Immobile shënoi golin e vetëm në këtë takim, duke konkretizuar me gol një penallti të shkaktuar nga Upamecano, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
PSG triumfoi në ndeshjen tjetër ndaj Real Sociedad, me shifrat përfundimtare që ishin 2 me 0.
Kylian Mbappe dhe Barcola realizuan golat e fitores për skuadrën franceze.
/ Sport/
#Bayern #Munich #shokohet #nga #Lazio #PSG #problem #ndaj #Real #Sociedad
gazetablic.com