Debati për Armando Brojën/ A duhet të shtonte masë muskulore? Përgjigjen e jep Erling Haland

Armando Broja është shfaqur në stërvitje në ditën e djeshme me ekipin e Evertonit. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin që e mbajti për një muaj e pak ditë nga fusha e blertë, ndërsa tani është me pjesën tjetër të skuadrës në Abu Dhabi. Atje Broja po përgatitet për të qenë sa më shpejtë në fushën e blertë dhe ekzistojnë shumë gjasa që të jetë në stol për ndeshjen e 8 marsit kundër Ëolves.
Një detaj i veçantë që u pa te Broja pas shfaqjes në stërvitje ishte fiziku i tij. Qartësisht kemi vënë re se sulmuesi shqiptar ka shtuar shumë mase muskulare. E gjitha kjo i shërben planit të tij të rikthimit. Pas dëmtimeve të shpeshta, mjekët i këshilluan Brojës që të shtonte sa më shumë masë muskulare në mënyrë që të minimozjë shanset e dëmtimeve të shpeshta.
Kështu Broja u shndërrua në një përbindësh në vetëm një muaj, diferenca është e madhe dhe ne presim me kureshtje sesi ky Broja i ri do të shfaqet në fushë. Por nga dje është hapur një debat i madh mes tifozëve shqiptarë që ndahen në kahe të ndryshme, disa që mendojnë se Broja duhej të shtonte muskuj dhe të tjerë që mendojnë se kjo zgjidhje është tërësisht e gabuar, madje duke aluduar se shtimi i masës muskulare jo vetëm që nuk minimizon shanset e dëmtimit, por i rrit më tepër ato.
Sigurisht, gabimi kryesor që bëhet gjithmonë është krahasimi me raste që nuk gjejnë vend krahasim. Përshembull, mungesa e muskujve te Iniesta apo Mesi, nuk mund të vijë si një rast krahasimi për Brojën pasi struktura e trupit të tij është komplet tjetër nga ajo e dy personazheve të përmendura më sipër. Broja është 1.91 metra i gjatë dhe konstruktit të tij trupor i rri më përshtat një masë muskulare e shtuar për ta kthyer në përbindësh, si Erling Haland.
Tani për të dhënë një shembull dhe përgjigje këtij debati, le të kujtojmë pak intervistën që dha Erling Haland para disa vitesh. “Kur shkova te Molde për herë të parë isha 1.87 i gjatë dhe peshoja 73 kile. Më pas shkova 86 kile dhe kur u largova nga Dortmundi isha 1.93 i gjatë dhe 93 kile. Tani jam një burrë, gjithashtu jam bërë edhe më i shpejtë, kjo është shumë e rëndësishme. Nëse shikoni trupin tim dhe këmbët e mia, do të shihni se kam ndryshuar shumë. Unë nuk kam një bark birre, por masë muskulare bruto. Kujdesem shumë për atë që ha”, ka thënë Haland.
Nëpërmjet këtij rasti dhe prononcimi tregohet se rruga e ndjekur nga Armando Broja është ajo e duhura, shtati i tij ka nevojë për një ndërtim të tillë për ta kthyer si monstër, ashtu si edhe norvegjezi. Sigurisht, ndryshimi në këtë rast dhe avantazhi i Haland është emri i krijuar.
“Ne kujdesemi për të 24 orë [në ditë]. Ne kemi mjekë dhe fizikë të jashtëzakonshëm, ata janë pas tij çdo sekondë të ditës. Ne duhet të jemi si një orë për Haland, sepse ai është shumë i madh. Fizioterapi, masazh, shpina, shpatulla, tendinat, gjithçka”, ka thënë Guardiola kohë më parë duke treguar gjithë përkudjesin e veçantë që është për Haland. Edhe vetë trajneri i Manchester City e thekson se një sulmues me konstruktin fizik të Armando Brojës apo Erling Haland, është më i ekspozuar nga dëmtimi sesa të tjerët në raste normale. /Sport Ekspres/
#Debati #për #Armando #Brojën #duhet #të #shtonte #masë #muskulore #Përgjigjen #jep #Erling #Haland
SportExpress