Sport

E pabesueshme/ Atalanta e Gasperini i kalon të gjitha limitet, i hap rrugën Napolit dhe Interit për titullin kampion

Atalanta e Gasperinit ka një rënie të madhe në javët e fundit. Kjo skuadër ka dreqosur gjithçka të bukur që kishte ndërtuar në këtë sezon, teksa po prodhonte spektakël në çdo kompeticion. Tani ekipi nga Bergamo e sheh veten të eliminuar nga Kupa e Italisë dhe nga Champions League. Gjithashtu e sheh veten edhe të dalë nga gara e titullit kampion. Atalanta bëri një hap fatal kundër Cagliarit pak ditë më parë, në barazimin 0-0. Gasperini luajti atje me formacionin e dytë për t’i pasur të gjithë gati për ndeshjen e kthimit në Champions me Club Brugge, atje ku e ndoqi një tjetër eliminim.

Më pas të gjithë menduan se Atalanta do të kthehej në Serinë A për të bërë maksimumin në fitimin e trofeut. Por sot erdhi një tjetër gabim fatal i Atalantës kundër Venecias në shtëpi, duke mos shkuar më shumë se barazimi 0-0. Një gabim i tmerrshëm duke ditur se sot do të kemi përballjen Napoli-Inter dhe Atalanta mund të dilte para dhe me shansin e artë për të luftuar për titullin kampion. Aktualisht Atalanta ndodhet në vendin e tretë me 1 pikë më pak se Napoli dhe 2 pikë më pak se Interi, por më shumë sesa pikët, me këtë ritëm, Atalanta nuk ka asnjë mundësi të kërkojë më shumë në luftën për titull. /Sport Ekspres/

#pabesueshme #Atalanta #Gasperini #kalon #të #gjitha #limitet #hap #rrugën #Napolit #dhe #Interit #për #titullin #kampion
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button