Aktualitet

Janë mëri të vjetra –

Ekspertja e sigurisë, Juxhina Sotiri e ftuar në ‘Faqja 4’ komentoi takimin me tone të ashpra mes Zelenskyt dhe Trump I cili duket se në planet e tij të afërta kërkon të largojë presidentin ukrainas.

Sotiri u shpreh se Trump dëshiron të largojë Zelenskyn dhe është madje synimi I tij final me një alternativë më pro ruse. Sipas saj, pretendimi për anëtarësim në NATO është jorealist.

” Synimi final i Trump është ndryshimi i presidentit të Ukrainës. Kemi një rikthim në arenën ndërkombëtare. Nëse shohim aleatët e Trump janë autokratët të cilët dhe në BE kanë një qasje me AFD. Në këtë sens Trum që ka ardhur në presidencë ishte shumë i shprehur për një ndryshim të presidencës dhe disa muaj pritej për ndryshimin mes ish- ministrit të jashtëm dhe Zelenskyn, ku tashmë kemi një rritje të kësaj narrative me Foroshenkon që ka një ndjeshmëri më pro ruse.

Infrastruktura kritike do të mbrohet dhe do të sigurohet nga SHBA dhe kjo është alternativa më e afërt për siguri, ndërsa pretendimi për në NATO është jorealist dhe ka luajtur në një retorikë populiste në fushatë në Ukrainë sepse është retorikë aspak realiste dhe ai objektivi që Putini nuk do ta lërë të ndodh.”

#Janë #mëri #të #vjetra
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button