Sport

Kategoria e Parë, renditja/ Vora vuan dhe shtron rrugën e Superiores me Kukësin, Burreli ul Kastriotin, Besa nuk dorëzohet

Në Kategorinë e Parë janë zhvilluar sot tre takime jo pak të rëndësishme. Vora-Kukësi ka përfunduar në shifrat 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Ruzgis në minutën e 51. Një fitore e vuajtur, por me shumë peshë. Me këtë tre pikësh Vora shtron rrugën për në Superiore, ndërsa Kukësi nuk del dot nga zona e ftohtë.

Nga krahu tjetër Besa ka fituar 2-0 ndaj Apolonisë. Besa e Kavajës duket se nuk do të dorëzohet deri në fund dhe do të përpiqet që t’ia bëjë jetën sadopak të vështirë Flamurtarit, që ka 7 pikë më shumë. Dhe siç dihet dy vendet e para të dërgojnë me biletë direkte në Superiore, ndërsa vëndet e tjera në Play Off, 4 vendet e mbetura nga i 3-6. Dhe pikërisht për këtë objektiv është përplasur Burreli dhe Kastrioti, atje ku vendasit fituan 1-0 me golin e Fetaj në të 71. Me këtë fitore Burreli siguronën zonën e Play Off, ndërsa Kastrioti gjendet poshtë Pogradecit, në vendin e 7. /Sport Ekspres/

#Kategoria #Parë #renditja #Vora #vuan #dhe #shtron #rrugën #Superiores #Kukësin #Burreli #Kastriotin #Besa #nuk #dorëzohet
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button