Aktualitet

FOTO / Ky është 20-vjeçari që u vra me 6 plumba në oborrin e shtëpisë në Shkodër –

I riu në foto është 20-vjeçari që u gjet i pajetë nga xhaxhai në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re në Shkodër.

20-vjeçari Pavlin Preka është qëlluar me 6 plumba me armë zjarri pistoletë.

Akuzat e Berishës për Ëngjëll Agaçin, Rama TREGON çfarë ka ndodhur me FATIN e sekretarit të Kryeministrisë!
Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona në lidhje me ngjarjen. Të shoqëruarit janë komshinj të 20-vjeçarit.

Ata janë marrë në pyetje nëse mund të kenë dijeni për viktimën ose për ndonjë detaji që mund të çojë policinë në gjurmët e autorit.

Deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes.

Familjarët e të riut kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.

Efektivët dyshojnë se ai është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.

Komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë armë detaj i cili ngre dyshime se gjatë vrasjes është përdorur një pistoletë me silenciator.

#FOTO #është #20vjeçari #që #vra #plumba #në #oborrin #shtëpisë #në #Shkodër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button