Përfitoi 119 mijë € për kompaninë e të atit –

SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-deputetit socialist Alqi Bllako dhe dënimin e tij me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike, për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, Prokuroria e Posaçme thotë se ka dyshime që Bllako ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për kompaninë e babait të tij. Kjo e fundit, është kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Vladimir Bezhani, është punësuar si këshilltar i jashtëm i Lefter Kokës nga Alqi Bllako. Ai ka ndihmuar pronarët de facto të kompanisë për ndërtimin e inceneratorit që në fazën fillestare deri sa është bërë propozimi i pakërkuar. Ky propozim është përgatitur nga Bezhani. Po ashtu ka pasur edhe një sërë dokumentacionesh të tjera në shërbim të kompanisë që fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
SPAK shton se është përgatitur edhe dokumentacioni për dhënien e bonusit në masën 8% kësaj kompanie më qëllim që kjo e fundit të fitonte koncesionin. Në propozimin e pakërkuar nuk ishin parashikuar kostot nga shoqëria propozuese. Bllako i ka dërguar një përgjigjie Këshillit të Ministrave duke theksuar se ky propozim nuk do t’i shkaktonte asnjë dëm buxhetit të shtetit. Sipas SPAK, provohet se Alqi Bllako ka marrë përfitime të parregullta në dy raste.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj Bllakos është caktuar më 7 Mars në orën 13:00.
#Përfitoi #mijë #për #kompaninë #të #atit
Java News