Aktualitet

Pullat fiskale nisin prodhimin në mars – JavaNews.al

Pas përfundimit të kontratës me kompaninë konçesionare pullat fiskale do të nisin të prodhohen brenda marsit 2025 nga shteti. Ministria e Financave ka sqaruar situatën pas shqetësimeve të ngritura nga biznesi që përdor pulla fiskale për mallrat e akcizës.

Prodhimi i pullave fiskale deri më datë 31.12.2024 është kryer nga shoqëria koncesionare “SICPA Security Solutions”.

Me përfundimin e kësaj kontrate, si dhe me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për prodhimin dhe kontrollin e pullave fiskale nëpërmjet shoqërive shtetërore, gjatë vitit 2024 u ndërmorën ndryshimet e nevojshme ligjore për ngarkimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, që vetë, ose nëpërmjet një shoqërie të krijuar prej saj, të mund të kryejë prodhimin dhe kontrollin e pullave fiskale.

Për këtë qëllim, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe u nënshkrua një marrëveshje për   krijimin e një shoqërie të re, që do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë (SHLV), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të saj në menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes së pullave fiskale.

Kjo shoqëri do të zbatojë teknologji moderne dhe procese të avancuara, me mbështetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e besueshmërisë ndaj sistemit të pullave fiskale.

Në maj të vitit të kaluar, qeveria lajmëroi se do të përfundonte koncesionin e pullave fiskale me kompaninë SICPA-s duke e rikthyer shërbimin në pronësi të shtetit.

#Pullat #fiskale #nisin #prodhimin #në #mars #JavaNews.al
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button