Aktualitet

ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen me 40% të pagës –

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të Prokurorisë Sarandë Kledian Llaho i cili është pezulluar nga detyra nga GJKKO me kërkesë të SPAK pasi po hetohet nga struktura e posaçme.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistratit Kledian Llaho përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozon KLP-së:

1- Caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” për shkeljen disiplinore.

2- Propozimin e masës disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”.

1 muaj më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetimet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, ndaj kreut të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho.

#ILD #kërkon #shkarkimin #kryeprokurorit #të #Sarandës #dhe #uljen #të #pagës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button