Ku do të ketë votim elektronik në Tiranë? Zbardhet kërkesa e PD në KQZ, çfarë pritet të vendoset –

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ propozon që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të bëhet vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë.
Komisioni Rregullator ndërpreu mbledhjen deri në një moment që të kenë një përgjigje nga Kryekomisioneri Celibashi për këtë kërkesë të PD dhe nësë do të ketë një dakordësi edhe nga PS.
Ndërsa Komisioneri Shtetëror në propozimin fillestar për Komisionin Rregullator ka propozuar që votimi dhe numërimi elektronik për zgjehdjet e 11 majit të zhvillohet në disa njësi në Tiranë dhe Bashkinë Vorë.
Përkatësisht: në Njësinë Administrative nr.1
Njësinë Administrative nr.3
Njësinë Administrative nr.5
Njësinë Administrative nr.8
Njësinë Administrative nr.9
Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranë
Njësitë Administative, Bërxull, Prezë si dhe në bashkinë Vorë
#të #ketë #votim #elektronik #në #Tiranë #Zbardhet #kërkesa #në #KQZ #çfarë #pritet #të #vendoset
Java News