Tech

Sula: Për 5 minuta legalizuat kanabisin, vendimin për Ahmetajn po e shtyni për javën tjetër

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula me tone të forta nga Kuvendi nuk i kurseu kritikat për kolegët e tij socialistë.

Ai tha se Kuvendi sot nuk duhet të vijonte me rendin e ditës, por të futej për diskutim çështja ‘Ahmetaj’.

“Ju ka kapur arroganca, s’ju bën sytë tërr. Ai tjetri e nxori në tavolinë, që s’i vjen turp. Këtu ka arritur ku nuk thuhet ajo fjalë më. Të gjithë kemi gjynahet tona, edhe opozita. NE po ju themi; mbledhin këshillin e Mandateve, të miratojnë raportin. Ju merrni për 5 minuta vendimin për drogën. Po si keni arritur në këtë pikë?! E tha mirë Shalsi; ne vjedhim me lezet. Juve ju kap arroganca.

Nuk na llogarisni, se kemi dhe ne gjynahet tona. Sot duhet të ishte përmbysur tavolina. Ça doni ju që të hyjë dhe opozita në burg? Çdo gjë e ka një fund. Nuk do jem nesër, do jetë zoti Koreshi. A jeni dakord që kërkesa e zotit Bardhi të votohet. Kaq po ju kërkojmë. Sot me hunjtë, me drurin që ka ndodhur, gojore gjithçka, nuk duhet të kishte parlament.”, tha Sula.

/f.stafa

#Sula #Për #minuta #legalizuat #kanabisin #vendimin #për #Ahmetajn #shtyni #për #javën #tjetër

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button