Tech

Dhuna në Kuvendin e Kosovës/ Osmani: Nuk ka vend në tempullin e demokracisë, s’mund të shndërrohet në mjet politik

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditën e sotme në kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në facebook ajo ka dënuar dhunën në tempullin në demokracisë që sipas saj është ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë. Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik. Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, ka shkruar Osmani.

/f.stafa

#Dhuna #në #Kuvendin #Kosovës #Osmani #Nuk #vend #në #tempullin #demokracisë #smund #të #shndërrohet #në #mjet #politik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button