Bisedime mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë nesër në Turqi, Ukraina jashtë rendit të ditës –

Ditën e nesërme në Stamboll, Turqi do të takohen diplomatët amerikanl dhe rusë të cilët synojnë rivendosjen e misioneve diplomatike.
Sipas mediave të huaja, takimi vjen pas bisedimeve të paqes në Arabinë Saudite midis dy palëve javën e kaluar mbi luftën në Ukrainë, që erdhi nga një telefonatë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.
SHBA thotë se në bisedimet e nesërme nuk do të diskutohet asnjë çështje politike apo e sigurisë, me fokus në trajtimin e mosmarrëveshjeve të ambasadave, megjithatë ajo thekson një ndryshim në politikën e SHBA për të rivendosur lidhjet me Moskën.
Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha: “Ukraina nuk është në rendin e ditës”.
“Konstruktiviteti i këtyre bisedimeve do të bëhet i dukshëm shumë shpejt; çështjet ose do të zgjidhen ose nuk do të zgjidhen. Ne do të dimë së shpejti nëse Rusia është vërtet e gatshme të angazhohet me mirëbesim”, thuhej më tej në deklaratë.
#Bisedime #mes #zyrtarëve #amerikanë #dhe #rusë #nesër #në #Turqi #Ukraina #jashtë #rendit #të #ditës
Java News