Aktualitet

Zbardhen debatet mes Olsi Dados dhe te hetuarve ne gjyqin per masat paraprake. Ulerima, shantazhe dhe presion psikologjik mbi persona nën hetim

Këto janë pjesë të transkriptit marrë nga salla ku u gjykua për masat e sigurimit të Erjon Veliajt, Ajola Xoxes, Elman Abules dhe bisnesmenëve Fatmir Bektashi, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, dhe Meriman Palushi. Nëse do dëgjohej i gjithë debati në audio dhe nëse do të shihej në video fytyra e çakërryer e prokurorit Dado, pasthirrmat dhe xhestikulacionet e tij të natyrës psiqike, nuk do bënin asnjë dallim nga shpërthimet e papërmbajtura të banorëve të pagdhendur në Big Brother VIP.

Degradimi i prokurorit në sallën e gjykatës nxjerr me dhunë tre pyetje për qeverinë e drejtësisë:

• Ky është prokurori që duhet të mbrojë akuzën në emër të shtetit të së drejtës në Shqipëri?
• A duhet pranuar në sallën e gjyqit një prokuror që flet e vepron si i shkarë?
• A është kjo Prokuroria që do nxjerrë nga “qypat” e fshehur florinjtë e korrupsionit?

Pjesë nga transkripti i marrë nga salla e gjyqit në GJKKO datë 12 shkurt 2025

Debat me avokatin Ermir Beta dhe Erjon Veliaj

Prokurori Ols Dado: Ç’a thua more, ç’a thu? E lexon dosjen?

Gjyqtari Erjon Bani: [I tërheq vëmendjen prokurorit]

Avokati Ermir Beta: Më korrigjo nëse s’jam në rregull.

Gjyqtari Erjon Bani: Herë tjetër mos ndërhyni pa lejen e trupit gjykues. Nuk e drejtoni ju seancën, e drejton Gjykata. Kështu që, vetëm me lejen e Gjykatës do të flisni, secila prej palëve. Atëherë, avokat…

Erion Veliaj: Kjo për ta përfunduar që nga fillimi deri në fund, po paragjykohem nga dikush në konflikt interesi. Të paktën një nga dy prokurorët, është në konflikt të pastër interesi dhe po duhet të distancohet nga ky gjyq dhe të thotë: “Unë kam marrë leje nga Erion Veliaj, unë i kam shkuar Erion Velisë dhe i kam kontestuar lejen”. S’po them çfarë thotë lart e poshtë mejhaneve, por po them këto që m’i ka shkruar mua. Dhe kjo është në konflikt të pastër interesi…

Ols Dado: Mejhaneve mos flisni ju, jo unë. Mejhaneve mos flisni ju, jo unë…

Debat me biznesmenin Gentian Sula

Gentian Sula: Po urdhëro.

Ols Dado: Po pyes për fakte që lidhen me jetën tuaj. Jua kam bërë edhe gjatë deklarimeve që ju kam marrë.

Gentian Sula: Më falni nuk e kuptova fjalën e fundit…

Ols Dado: Ju pyes për gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me ju. Pra jo më the dhe të thashë.

Gentian Sula: Ju kuptoj shumë mirë dhe po ju kthej përgjigje për dinjitet, sepse ndoshta do të ishte më serioze…

Ols Dado: Ore je i detyruar të kthesh përgjigje…Nuk është ai charteri që mendoni ju, charter është dhe kur e merr këtu nga Tirana, organizon 250 veta dhe shkohet me pushime në Turqi, ky është charteri. Kështu që….

Gentian Sula: E kuptova po as me këtë nuk kam qenë.

Ols Dado: S’ka thën njeri për charter, por ashtu del aty ku dalin të gjithë Charter.

Debat i prokurorit me biznesmenin Shkëlqim Fusha

Ols Dado: Z. Fusha!

Gjyqtari Erjon Bani: Dhe për ju se duhet të jetë korrekte gjykata. Ju keni të drejtë që të heshtni sepse merrni pyetjen por nuk keni detyrim. Mund të konsultoheni me avokatin për çdo lloj pyetje që ju dëshironi t’i jepni prokurorisë.

Ols Dado: Greta Domin e njihni?

Shkëlqim Fusha: Personalisht, jo.

Ols Dado: Si e ke pajtuar për të bërë një punë?

Shkëlqim Fusha: Ne kemi shumë personel në zyrë dhe personeli është marrë me të, ka sjellë relacionin, është lexuar. Sa kujtoj se që në 2020.

Dado: Kot t’ju pyes dhe për Ines Danin se besoj është e njëjta përgjigje.

Gjyqtari: Bëni pyetjen njëherë prokuror?

Ols Dado: Ines Danin?

Shkëlqim Fusha: Në zyrën time mund të ketë me dhjetra takime në ditë, jurist, e procese të tjera të ndryshme….Unë po them kam pajtuar një proces konsulence që paskan qenë dy punonjëse apo ka qenë një punonjëse unë s’ta them dot sepse e kam takuar me specialistët e mi në zyrë.

Ols Dado: Janë lëshuar dy fatura në drejtim të shoqërisë suaj dhe ju keni bërë pagesat për të dy punonjësit. Jua saktësoj unë këtë gjënë.

Shkëlqim Fusha: Patjetër.

Ols Dado: Çfarë ka bërë njëra punonjëse dhe çfarë ka bërë tjera?

Shkëlqim Fusha: Të njëjtin proces kanë bërë të dyja.

Ols Dado: Po përse janë ndarë kto lekët?

Shkëlqim Fusha: Mund të ketë qenë arsye të tyre a tonat se di, sepse u bënë dy vite a tre vite. Madje mund të jenë katër vite e ca. Unë metodën si është paguar ka qenë përzgjedhje e personave nga ne ose vetë ato.

Debat i prokurorit me bisnesmenin Fatmir Bektashi

Ols Dado: Pse po fabrikojmë gjë ne? Ne nuk po fabrikojmë rri i qetë…

Gjyqtari Erjon Bani: Dëshironi që t`i përgjigjeni apo dëshironi të heshtni?

Ols Dado: Me z. Veliaj para se të bëni sponsorizimin e Byl-A prej 60 mijë eurosh, keni pasur udhëtim jashtë shtetit?

Fatmir Bektashi: Unë jam ndërtues …

Ols Dado: Po ose jooo le të jetë gjykata…

Bektashi: 2016?

Ols Dado: 2016 në këtë bot është pas Krishtit, pooo se joo…

Gjyqtari Erjon Bani: Keni pasur ose jo.

Fatmir Bektashi: Po në 2016.

Pranimi i konfliktit të interesit me Erjon Veliaj nga Prokurori Ols Dado

Ols Dado: Z. Gjyqtar, përpara se të kaloj në diskutimin tim përfundimtar do të më lejoni që të saktësoj disa elementë. Atëherë për respekt të Gjykatës dhe të drejtuesit të prokurorisë së posaçme se ka lidhje të drejtpërdrejtë në këtë proces, po ju sqaroj se prokurori i çështjes jo vetëm që nuk është në konflikt interesi, por as në shkaqet e përjashtimit të parashkruar në Kodin e Procedurës Penale. Në ndryshim nga kryetari Bashkis, prokurori i çështjes ka ruajtur mesazhin me kryetarit të bashkisë. Bëhet fjalë për vitin 2021. Mund t’jua saktësoj unë: 18 maj 2021. Kur prokurori aktualisht i SPAK-ut ushtronte detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila nuk ka juridiksion më fillestar pas ndryshimit të Kushtetutës dhe të ligjeve nën të për personat ku përfshihet dhe kryetari i Bashkisë. Pra në asnjë lloj rrethane konflikti interesi. I jam drejtuar Kryetarit të Bashkisë me një mesazh që po ta lexoni… Për më tepër, edhe pas kësaj kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e Bashkisë në një moment tjetër dhe i kemi shprehur falenderimet tona. Ato kontestimet.. po me sa duket nuk e ka llogaritur që ne këtë mesazh ne e kemi. Do ta këshilloja kryetarin e Bashkisë që të mos ta bëjë gropë të pistë sepse do të dalë i humbur. Tani vazhdojmë…

Gjyqtari: Tani kujdes me këtë komunikim…

Ols Dado: Do them dhe unë gjërat e mia meqë e kam këtu e kisha harruar.

Gjyqtari Erjon Bani: Kjo është çështje nuk i përket trupit gjykues. Kjo është çështje që zgjidhet nëse ka kërkesa për përjashtimin e prokurorit mund t’i bëjë kërkesë z. Veliaj drejtuesit të Prokurorisë dhe ta vlerësojë ai sipas ligjit të brendshëm. Nuk është kjo çështja që i përket këtij gjykimi. Kështu që kërkoj edhe nga ana juaj si prokuror dhe z. Veliaj që këtë çështje mos të diskutohet më në diskutimin përfundimtar./Tema

#Zbardhen #debatet #mes #Olsi #Dados #dhe #hetuarve #gjyqin #masat #paraprake #Ulerima #shantazhe #dhe #presion #psikologjik #mbi #persona #nën #hetim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button