Aktualitet

Do më shumë deputetë në listën e PD! Ilir Meta presion Berishës nga burgu?! –

Ilir Meta po i bën presion Sali Berishës, për më shumë deputetë në listën e sigurtë të PD.

Me kreun e Partisë së Lirisë të arrestuar, negociatat me kreun e PD-së po i zhvillon sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi.

Ai ka shkuar paraditen e sotme në selinë blu për të vijuar bisedimet lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku PL-ja kërkon më shumë deputetë në listën e sigurtë të PD-së.

Berisha e Meta kanë qenë në aleancë parazgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale të 14 majit 2023.

Ata kanë qenë së bashku edhe në qëndrimet kundër qeverisë Rama dhe SPAK.

Dhe pavarësisht se tashmë partia e Ilir Metës, sipas sondazheve, është inekzistente dhe nuk nxjerr dot asnjë deputet e vetme, Sali Berisha ka premtuar se do ta bëjë deputet Metën, edhe pse ky i fundit ndodhet në burg.

Vetëm se Meta kërkon të fusë edhe anëtarë të tjerë të partisë së tij, në listën e sigurtë të PD-së.

Listë që në fakt nuk është se ka shumë vende, pasi parashikimet nuk i japing shumë deputetë PD-së së Berishës.

TemA

#më #shumë #deputetë #në #listën #Ilir #Meta #presion #Berishës #nga #burgu
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button