Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Gerta Lubonja emërohet kryetare e Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të ujit –

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Gerta Lubonja u emërua sot në detyrën e kryetares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Ky emërim është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 4 të ligjit nr. 8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren Zyrtare”.
Lubonja ka mbajtur edhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.
#Vendimi #Këshillit #të #Ministrave #Gerta #Lubonja #emërohet #kryetare #Komisionit #Kombëtar #Rregullator #të #sektorit #të #ujit
Java News