Rregullatori miraton përdorimin e Pajisjeve Elektronike të Identifikimit –

Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së martë vendosi që në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) në të gjitha qendrat e votimit.
Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pajisjet elektronik të identifikimit (PEI) janë përdorur në tre zgjedhje të përgjithshme dhe në disa zgjedhje të pjesshme lokale.
Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse është kryer në kushte manuale.
Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.
#Rregullatori #miraton #përdorimin #Pajisjeve #Elektronike #të #Identifikimit
Java News