Sport

E FUNDIT/ Në shkodër nuk mjaftojnë 6 gola, penalltitë kualifikojnë Vllazninë! Partizani pret biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Janë mësuar mbrëmjen e sotme dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Partizani ka mposhtur me rezultatin 2-1 Laçin në ndeshjen e parë që pas largimit të trajnerit Veselinoviç. Postrelovi kaloi në epërsi “demat e kuq” në minutën e 17, por në të 56-n ishte Bibo ai që ktheu sërish baraspeshën. Kualifikimi u arrit në minutën e 89 për kryeqytetasit falë golit të Albers Kekos. Ky i fundi shmangu kohën shtesë dhe e dërgoi Partizanin në gjysmëfinale.

Ndërkohë në Shkodër fituesi është vendosur pas ruletës së 11 metërshave. Koha e rregullt ka përfunduar me një rrebesh golas, teksa rezultati shënonte 3-3. Elbasani e dërgoi 5 herë topin në rrjetë, por për fatin e tij të keq, 2 prej tyre ishin në portën verdheblu. Lila (16’) dhe Musta (56’) shënuan autogol për Elbasanin, ndërsa dy golat e Lajthisë (25’, 49’) mbajtën lojën në baraspeshë. Krymi tundi rrjetën në minutën e 90, por pak sekonda para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Olberkisi i çoi shifrat në 3-3.

Koha shtesë prej 30 minutash nuk solli ndryshim në rezultatin e takimit, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga gjuajtja e penalltive. Nga 11 metrat ishin shkodranët ata që u treguan më të saktë dhe prenë kështu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë/Sport Ekspres/

#FUNDIT #Në #shkodër #nuk #mjaftojnë #gola #penalltitë #kualifikojnë #Vllazninë #Partizani #pret #biletën #për #në #gjysmëfinale #të #Kupës #së #Shqipërisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button