Sot është përvjetori i vrasjes së aktivistit shqiptar Enver Hadri

Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.
Hadri ishte veprimtar dhe intelektual i cili dha shumë për lëvizjen për çlirimin dhe shtetësinë e Kosovës.
Ai ishte ndër veprimtarët më të angazhuar për çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe pjesëve tjera të ish-Jugosllavisë dhe në bashkëpunim edhe me personalitete tjera të kohës kontribuoi për senzibilizimin e opinionit europian rreth së vërtetës për Kosovë.
Hadri ishte edhe iniciatori dhe drejtues i Komitetit Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me seli në Bruksel.
Rreth tri janë më parë, juria e Gjykatës së Apelit në Belgjikë ka konfirmuar fajësinë për vrasësit e aktivistit shqiptar Enver Hadri.
Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit.
Atyre iu është shqiptuar dënimi i përjetshëm. Vetëm dy nga tre të dënuarit: Spasiq dhe Drashkoviq kanë deponuar ankesë. Të tre janë dënuar në mungesë sikur në vitin 2016, ndërsa edhe rigjykimi është mbajtur pa prezencën e tyre, meqë të tre janë në Serbi serisa shteti serb refuzon ekstradimin e tyre.
Ditë më parë edhe Xhavit Haliti nga PDK-ja, bëri të ditur se në Gjykatën e Apelit në Bruksel ka dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.
Sipas Halitit, bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, tha se “besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm”.
#Sot #është #përvjetori #vrasjes #së #aktivistit #shqiptar #Enver #Hadri
gazetablic.com