Shëndeti

Akuzat për Ahmetajn, Spiropali replikon me Bardhin: S’ka argument që e bën pis Ramën në raport me drejtësinë

Kanë vijuar debatet sot në Kuvend.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka krahasuar drejtësinë në kohën e Berishës me të Ramës ku tha se nuk ka argument që mund ta bëjë pis për raportet e tij me institucionet.

“Sigurisht që ju jeni mësuar me kryeministër që për drejtësinë ka folur por s’ka vepruar. Rama se përdor si armë drejtësinë, hanxhar, as për politkë, s’bën politikë lë institucionet e drejtësisë të bëj punën e tyre.

Drejtësi, jo politikë.

Të gjitha garancitë ligjore ne i kemi dhënë. Kemi bërë ndarje nga politika me drejtësinë. Bën igjyqin poltik pa fakte, ne e kemi bërë ndarje Gazi dhe me gjithë respektin që kam për ty, fjalën do e marr sa herë që gjykoj se e drejta këtu po gjykohet. Për Ramën s’ka argument që e bën atë pis në raport me drejtësinë. Unë uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën e tyre, për këtë e kemi votuar reformën në drejtësi. Hajdutët të shkojnë aty ku e ka vendin meqë bërtiti njëri nga fundi hajduti të kapin hajdutin.”-thotë Spiropali.

/a.r

#Akuzat #për #Ahmetajn #Spiropali #replikon #Bardhin #Ska #argument #që #bën #pis #Ramën #në #raport #drejtësinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button