Tech

“Një udhëtar i varfër nuk ka frikë nga kusarët”, Nasufi: Nuk kam lidhje me inceneratorët

Deputeti socialist Fadil Nasufi mohoi të ketë lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa u shpreh i gatshëm për të shkuar në SPAK nëse thirret. Deklaratën e bëri në një prononcim për gazetarët jashtë godinës së Kuvendit. Kujtojmë se emri i tij përmendet në dosjen e hetimore të SPAK ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, fakt që e tha një ditë më parë edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi.

Fadil Nasufi: Arben Ahmetaj është njeri publik, i hershëm në politikë…

-Sa i takon tenderave e keni takuar?

Fadil Nasufi: Jo absolutisht, nuk kam asnjë komunikim. Nuk ka qenë zoti Ahmetaj në pozicione ekzekutive kur kam qenë unë kryetar bashkie.

Në dosjen e SPAK ju jeni i përfshirë, duke iu referuar asaj që kanë deklaruar deputetët ditën e djeshme, ju keni dijeni dhe jeni i gatshëm të shkoni në SPAK nëse ju thërrasin për këtë çështje?

Fadil Nasufi: Padyshim, unë nuk kam asnjë lidhje për çështjen e inceneratorëve dhe asnjë procedurë tjetër që lidhet me atë për të cilët mundet të diskutohet Ahmetaj.

-Gjatë kohës që ju keni qenë kryetar bashkie a keni kërkuar favore për tendera të caktuar apo jo?

Fadil Nasufi: Absolutisht, asnjë favor.

-Do veproni edhe ju si Ahmetaj të largoheni nga Shqipëria apo do shkoni para SPAK?

Fadil Nasufi: Çlidhje unë me këtë?

-Nëse ju thërret SPAK?

Fadil Nasufi: Absolutisht ç’lidhje ka. Një udhëtar i varfër nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado i lig të jetë.

/a.r

#Një #udhëtar #varfër #nuk #frikë #nga #kusarët #Nasufi #Nuk #kam #lidhje #inceneratorët

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button