Aktualitet

Beleri prapa hekurave, Mitsotakis: Mesazhi im për Ramën është i qartë, duhet zgjidhur shpejt

Nga samiti i NATO-s i pyetur për çështjen Beleri kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur i prerë duke thënë se çështja duhet zgjidhur menjëherë.

Ai u shpreh se pavararësisht se respekton institucionet ligjzbatuese në Shqipëri por gjithsesi thekson që kjo çështje të zgjidhet shpejt.

“Tani, me homologun tim shqiptar, zotin Rama, e ritheksova edhe një herë se kjo çështje është një çështje që duhet zgjidhur. Është çështje e shtetit të së drejtës, dua ta theksoj këtë, kur një kryetar i zgjedhur burgoset pa akuza të vlefshme dhe mbahet në burg pa qenë në gjendje të bëjë betim. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në një vend që e ka vënë shtetin ligjor evropian në krye të reformave që dëshiron të bëjë për t’iu afruar Bashkimit Evropian.”-tha Mitsotakis.

Mendoj se mesazhi im ishte i qartë: respektoj pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nga ana tjetër mendoj se të gjithë e kuptojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet shpejt.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.

/a.r

#Beleri #prapa #hekurave #Mitsotakis #Mesazhi #për #Ramën #është #qartë #duhet #zgjidhur #shpejt

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button