Aktualitet

Dje tha se Ahmetaj po kërkon azil, Berisha ndryshon mendje: Do kthehet, por po negocion me Ramën

Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.

Sipas Berishës, duke qenë se dje avokatët e Ahmetajt thanë se ndodhet jashtë për arsye familjare, ky është një mesazh që po negociohet që Ahmetaj të kthehet në Shqipëri, vetëm nëse Rama i plotëson kërkesat që ka.

“Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar dhe ia ka mbathur në Kakavijë. Arben Ahmetaj thuhet se po negocion me Ramën sepse arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dje, avoketërit e tij, të cilët dihen lidhjet e tyre me partinë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Dmth me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse Rama i plotëson kushtet”, tha Berisha.

/a.r

#Dje #tha #Ahmetaj #kërkon #azil #Berisha #ndryshon #mendje #kthehet #por #negocion #Ramën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button