Aktualitet

Kundër adoptimit të euros, protestuesit në Bullgari sulmojnë ndërtesën e BE-së –

Disa mijëra mbështetës të partisë ultra-nacionaliste të Bullgarisë “Rilindja” u përleshën sot me policinë ndërsa përpiqeshin të sulmonin ndërtesën e një misioni të Bashkimit Evropian gjatë një proteste kundër planeve të vendit për të adoptuar euron vitin e ardhshëm në Sofje, sipas “Reuters”.

Protestuesit antiqeveritar, duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Jo Euros”, hodhën bojë të kuqe, fishekzjarre dhe bomba molotov në ndërtesën e BE-së në Sofje – duke i vënë flakën derës së përparme përpara se policia t’i largonte.

“Rreth 10 oficerë policie morën plagë të lehta dhe rreth gjashtë persona u arrestuan”, tha një zyrtar i lartë i policisë për mediat, pas protestës.

Qeveria bullgare dënoi sulmin ndaj ndërtesave të BE-së, duke thënë në një deklaratë se sulmet e tilla ishin të papranueshme dhe binin në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës.

#Kundër #adoptimit #të #euros #protestuesit #në #Bullgari #sulmojnë #ndërtesën #BEsë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button