Aktualitet
Shorti i Conference League, Chelsea përballë Copenhagen –

Pas Champions League dhe Europa League, në Nyon të Zvicrës u hodh edhe shorti për fazën e 1/16-ve në Conference League.
Chelsea, e cila është edhe skuadra më me emër në këtë kompeticion, do të përballet me danezët e Copenhagen. Ndeshja e parë do të luhet në Danimarkë, ndërsa ajo e kthimit në Londër.
Fiorentina është vendosur përballë grekëve të Panathinaikos. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Real Betis dhe portugezëve të Vitoria.
Ndeshjet e para janë planifikuar të luhen më 6 Mars, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, më 13 Mars.
Shorti i Conference League:
#Shorti #Conference #League #Chelsea #përballë #Copenhagen
Java News