Të kërkuar për drogë dhe armëmbajtje, kapen dy shqiptarë në Gjermani e Britani –

Policia e Shtetit informon se falë bashkëpunimit me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuara është bërë i mundur arrestimi gjatë ditëve të fundit i dy personave të shpallur në kërkim.
Në Gjermani është ndaluar për qëllim ekstradimi shtetasi Danjel Lalaj 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
Teksa në Mbretëri të Bashkuar, u kap Bekim Çelaj 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.
#Të #kërkuar #për #drogë #dhe #armëmbajtje #kapen #shqiptarë #në #Gjermani #Britani
Java News