Aktualitet

Numërohen mbi 97 përqind e votave për deputetë – procesi po vazhdon në Prishtinë, Pejë dhe Leposaviq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së janë numëruar 97.55% e vendvotimeve, derisa kanë mbetur të numërohen vetëm edhe 62 të tilla, të cilat i takojnë komunave Prishtinë (31), Pejë (28) dhe Leposaviq (3).

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533. Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.



#Numërohen #mbi #përqind #votave #për #deputetë #procesi #vazhdon #në #Prishtinë #Pejë #dhe #Leposaviq
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button