Hamasi i dorëzon Izraelit trupin e gabuar, misteri me nënën e dy të miturve të vrarë –

Ushtria izraelite ka identifikuar trupat e fëmijëve Kfir dhe Ariel Bibas, të kthyer nga Hamasi të enjten, por shton se trupi i tretë i dorëzuar nuk ishte i nënës së tyre, Shiri Bibas.
Sipas zëdhënësit të IDF-së, ADN-ja e trupit të tretë nuk përputhet me atë të asnjë prej pengjeve ende në Gaza.
Më tej, autoritetet izraelite hedhin poshtë pretendimet e Hamasit se familja Bibas u vra nga bombardimet, duke thënë se ata u ekzekutuan nga pengmarrësit e tyre.
“Ariel dhe Kfir Bibas u vranë brutalisht në robëri në nëntor 2023 nga terroristët palestinezë”, tha një zëdhënës i IDF.
Izraeli kërkon që Hamasi të kthejë trupin e Shiri Bibas, duke akuzuar lëvizjen islamike palestineze se ka dorëzuar eshtrat e një personi të panjohur në vend të nënës të fëmijëve Ariel dhe Kfir.
“Ne i bëjmë thirrje Hamasit që të kthejë Shiri Bibas dhe të gjithë ata që u rrëmbyen”, shkroi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Avichay Adraee në Telegram.
#Hamasi #dorëzon #Izraelit #trupin #gabuar #misteri #nënën #të #miturve #të #vrarë
Java News