Aktualitet

Digjet një kontejner i mbeturinave në Prishtinë

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se po vazhdon djegia e kontenjerëve.

“Pastrimi” ka publikuar pamje, ku shihet djegia e një kontenjerit në Prishtinë.

“Djegia e kontejnerëve çdo ditë vazhdon të jetë prezente në kryeqytet. Sone në ndërrimin e natës, në Rr. “Robert Doll”, është djegur kontejneri nga persona të cilët hedhin mbeturina me mbetje zjarri”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se kompania “Pastrimi”, në vazhdimësi ka bërë thirrje për ndalimin e kësaj dukurie, sepse veprimi i tillë jo vetëm që dëmton mjedisin dhe shëndetin, por krijon pasoja për komunitetin.



#Digjet #një #kontejner #mbeturinave #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button