Kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë –

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali bëri shkoi pasditen e së enjtes në Gërdec.
Ajo vizitoi një biznes familjar, i cili është rindërtuar pasi u “rrafshua” gjatë tragjedisë së Gërdecit.
Spiropali e cilësoi këtë si një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara.
“Gërdec, vizitë në familjen e madhe Deda, model i forcës, punës dhe përkushtimit.
Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit.
Një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara!”, shkruan Spiropali.
#Kanë #tejkaluar #çdo #sfidë #kurajo #duke #rindërtuar #ekonominë
Java News