S’është e vërtetë, triller për… –

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste dha edhe një prononcim në lidhje me dëshminë e të penduarit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani, i cili rrëfeu mes të tjerash edhe vjedhjen e shtëpisë së dhëndrit të deputetit Agron Duka në Shijak.
“Unë dhe dhëndri im nuk i kam pasur ndonjëherë lekët cash. Unë i kam kompani, me kredi dhe biznese, aktivitet i rregullt”, tha ai.
Teksa më tej sqaroi edhe dyshimin se kjo mund të jetë një trillim për qëllime që ai nuk i di.
“Dhëndri im është në Angli, me vajzën time me familjen dhe jeton atje. A është rrenë kjo, është e sigurt, por nëse është triller, edhe mundet, për ndonjë qëllim. Për të thënë që ja dhëndri i Dukës ka shumë lekë, apo duke thënë se ka sjellë 500 mijë euro në Shijak, s’e di. Nuk kemi lidhje fare me këtë dhe nuk është e vërtetë”, deklaroi Duka për moderatorin Arbër Hitaj.
Nuredin Dumani në seancën e parë të hapur për dosjen ‘Plumbi i Artë’, u ballafaqua sot (20 shkurt) me Gentian Sharrën dhe me avokatin e tij. Në një moment Dumani tregoi se grabiti një banesë në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, deputetit të opozitës, ku iu tha se kishte mbi 500 mijë euro.
#Sështë #vërtetë #triller #për
Java News