Sport

Kilian Mbape shtyp i vetëm Mançester Sitin, ekipi i Guardiolës u dorëzua lehtësisht në “Bernabeu” –

Mançester Siti i ka thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve për këtë sezon. “Qytetarët” u dorëzuan në “Santiago Bernabeu”. Pavarësisht se të gjithë prisnin një ndeshje të luftuar nga ekipi i Guardiolës për të përmbushur revanshin ndaj Realit, e kundërta ndodhi. Ishin “los blancos” ata që diktuan rrjedhën e lojës.

Kilian Mbape shtypi i vetëm Mançester Sitit me “hat trick”-un e tij. Sulmuesi francez e dërgoi topin 3 herë në rrjetë, përkatësisht në minutat 4, 33 dhe 61. Në krahun tjetër lojtarët e Sitit u kuajtuan tepër vonë për të luajtuar futboll. Goli i vetëm i anglezëve u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes nga Niko Gonzalezi. Në fund Reali fitoi me shfirat 3-1 dhe tashmë do të presë shortin e së premtes për të mësuar kundërshtarin e radhës në kompeticionin e tij të preferuar./Sport Ekspres/

#Kilian #Mbape #shtyp #vetëm #Mançester #Sitin #ekipi #Guardiolës #dorëzua #lehtësisht #në #Bernabeu
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button